Google ADS

Aksioni “Brezovica”, Prokurori i Shtetit i reagon Sveçlës

20:26 | 21 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Prokurori i Shtetit ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme, lidhur me aksionin e sotëm të organizuar nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë në Ferizaj.

Sipas zyrës së Prokurorit ministri Sveçla këtij aksioni por edhe të tjerëve si ky po mundohet t’iu jap karakter politik.

“Hetimi dhe ndjekja e rasteve penale nuk është punë e Ministrisë së Punëve të Brendshme e as e sektorëve tjerë qeveritar, por është kompetencë ekskluzive e Prokurorit të Shtetit. Hetimet dhe rastet penale nuk kanë konotacion politik dhe nuk duhet të komentohen nga organet politike”, thuhet në reagim.
Tutje, aty thuhet se “ne e mirëkuptojmë vlerësimin që pushteti ekzekutiv ka filluar ta ketë për punën e Prokurorit të Shtetit, mirëpo ia u bëjmë të qartë se duhet të respektohet ndarja e pushteteve dhe kompetencat që secili institucion i ka”, thuhet në reagim, raporton arbresh.info.

Prokuroria kërkon që secili institucion duhet të sillet konform përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese, pa u përzier në punët dhe kompetencat respektive.
Sipas Prokurorisë aksioni i sotëm është punë dhe angazhim disa vjeçar.

“Aksioni i ditës së sotme është punë dhe angazhim disavjeçar i Prokurorisë i mbështetur nga organet tjera ligjzbatuese, për më tepër është në vazhdën e përpjekjeve të Prokurorit të Shtetit për forcimin e sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre individëve që kryejnë vepra penale pavarësisht pozitës, funksionit apo etnisë që ata kanë”, thuhet në reagim.

Sot policia ka zhvilluar një aksion në rajonin e Ferizajt, ku janë arrestuar 10 persona të dyshuar për korrupsion si dhe janë konfiskuar disa vetura e gjëra tjera.

Në mesin e të arrestuarave ka qenë edhe ish-kryetari i Shtërpcës.

Ndërsa, pas këtij aksioni ministri Sveçla tha se aksioni i sotëm është zotim i tyre për të luftuar korrupsionin./arbresh.info/

Lexo edhe

Aksioni “Brezovica”, sekuestrohen mbi 60 mijë eruro e 8 vetura

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme