Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, në përbërje të kryetarit Gëzim Bimbashi, nënkryetarit Fejsal Shasivari, kryetarit të Kuvendit të Sindikatës, Driton Mjeku dhe anëtarit Blerim Ruhani, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Kryetari i SPERTK-së e ka njoftuar Konjufcën për sfidat me të cilat po përballet Televizioni i Kosovës si: shkurtimi i buxhetit, kushtet e rënda në të gjitha hapësirat e punës, si dhe zvarritja e mosmiratimit të ligjit të ri për RTK-në.
Kryekuvendari Konjufca premtoi mbështetje institucionale për RTK-në, pa ndërhyrë në çështjen e politikave redaktuese, ndërsa kërkoi që mediumi publik të jetë transparent dhe të japë llogari te themeluesi dhe publiku, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së.
Konjufca tha se në RTK duhet të ndodhë një ristrukturim i thellë, në mënyrë që ajo ta forcojë besimin te publiku i gjerë në Kosovë.
Sipas Konjufcës, sfidë tjetër që duhet të rregullohet është edhe miratimi i ligjit të ri për RTK-në, zgjidhja e çështjes së financimit të pavarur dhe e pronës së saj, kushte këto që garantojnë funksionimin e rregullt të mediumit. Ai shtoi se është në interes të të gjithëve që RTK-ja të fuqizohet dhe t’i shërbejë publikut në vend e më gjerë, pa dallim./arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...