Google ADS

Aksioni “Brezovica”, sekuestrohen mbi 60 mijë eruro e 8 vetura

18:05 | 21 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës (PK) njofton se nga aksioni i sotëm në Shtërpcë, ku në mesin e 10 të arrestuarve është edhe ish-kryetari i kësaj komune, Bratislav Nikoliq, janë sekuestruar mbi 61 mijë euro dhe tetë vetura në vlerë rreth 300 mijë euro.

Kjo u bë e ditur përmes një konference për medie të organizuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe PK, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari tha se gjatë aksionit janë bastisut 11 lokacione në Ferizaj, Prishtinë dhe Ferizaj, ku janë sekuestruar para, armë, vetura e dokumente.

“Janë sekusetruar para, armë vetura, dokumente. Janë bastisur dy zyra të Kuvendit Komunal të Shtërpcës si ajo e Katastrës dhe Urnbanizmit”, tha ai.

Jashari shtoi se gjatë këtij aksioni janë ndaluar ish -kryetari i komunës së Shtëprcës, drejtori i Gjeodezisë dhe Urbanizimit, inspektorë komunal, pronarë të kompanive të ndërtimit dhe disa qytetarë, të dyshuar për kepqërdorim të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënië të ryshfetit.

Në anën tjetër, prokurori Rasim Maloku tha se në këtë çështje askush nuk do të jetë i paprekshëm.

“Në vitin 2019, është ngritur një aktakuzë ndaj 10 personave, në vitin 2020 kemi filluar hetim të ri ndaj 10 personave, tani kemi zgjedhur hetimin edhe ndaj personave tjerë nën dyshimin për korrupsion, marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi etj. Në këtë çështje do të vazhdojmë edhe më tutje dhe askush nuk do të jetë i paprekur”, tha Maloku.

Kurse, shefi i Hetimeve të Krimeve të Rënda, Agron Haziri tha se tetë prej të arrestuarve janë nga rajoni i Ferizajt ndërsa dy të tjerë nga rajoni i Prishtinës.

Sipas Hazirit, në këtë aksion u sekuestruan mbi 61 mijë euro, monedha të ndryshme në vlera të ndryshme, dollarë, dinarë, franga zvicerane një pushkë ajrore, 4 pistoleta, 2 pushkë gjuetie, mbi 500 fishekë, 3 karikatorë, 21 thika, 8 vetura në vlerë rreth 300 mijë euro, telefona, laptopë dhe gjësende tjera.

Përfaqësuesi i Policisë bëri të ditur se të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme