Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale ku shihet bashk me lojtarin aktual të Baselit, Edon Zhegrova.
Zhegrova sot kishte vizituar selinë e FFK-së, andaj nuk ka munguar edhe takimi me Presidentin Ademi, shkruan arbresh.info.
Agim Ademi është shprehur i kënaqur për vizitën e Edonit, ku edhe i ka dhuruar shumë suksese tek klubi por poashtu edhe me skuadrën e Kombëtares.
Postimi i plotë:
“Gjithmonë kënaqësi kur takohem me futbollistët e Kombëtares tonë e sidomos befasishëm. Sot talenti ynë Edon Zhegrova erdhi për të më vizituar me çrast edhe biseduam për formën e tij të mirë dhe futbollin në përgjithësi. Bashkë me festat e fund vitit I uroj shëndet dhe suksese në skuadrën e tij te Baseli e veçanërisht me Kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar Ademi në Facebook. /arbresh.info/
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...