Anonymous pretendon që kompania Silicon Valley është duke ndihmuar ISIS-in të përshpejtojë dhe përmirësojë sigurinë e tyre online.
Grupi i hakerëve, i cili si shënjestër ka aktivitetin në internet të grupit terrorist si hakmarrje për sulmet në Paris, ka akuzuar shërbimin CloudFlare për mbrojtjen e uebfaqeve pro-militante, shkruan arbresh.info. Ky shërbim që ofrohet tek rreth katër milionë konsumator ofron përshpejtimin e faqes duke e ngarkuar atë më shpejtë dhe duke ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike.
Shërbimi ndalon sulmet e ashtuquajtura “DDoS” meqë rast uebfaqet ngarkohen shumë nga trafiku derisa CloudFlare detyrohet të fikë faqen duke tërhequr lidhjet e tyre. Kjo do të thotë që nëse Anonymous tenton të rrëzojë ndonjë faqe, teknologjia e ofruar nga CloudFare do i ndalojë ata.
Një raport së fundmi akuzon CloudFare për mbrojtjen e 40 uebfaqeve me lidhje tek terroristët, përfshirë 37 prej tyre që po shpërndajnë propagandë.
Hakerët nga Anonymous përmes rrjetit social Twitter kanë kërkuar nga CloudFlare të ndalojë së ndihmuari uebfaqet e tilla për shpërndarjen e propagandës pasi shërbimi i tyre ua vështirëson rrëzimin e faqeve të tilla./arbresh.info
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...