Google ADS

Eskalon debati mes Ministrit Peci dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ajo e gjuan me ujë dhe e quan rrugaç

14:43 | 21 Dhjetor 2021
V. S.

Mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim është shoqëruar me tensione të ashpra mes ministrit Faton Peci dhe deputetes së PDK-së, Ganime Musliu.

Musliu gjatë mbledhjes e ka ofenduar rëndë ministrin, teksa për një moment ajo u ngrit në këmbë dhe e gjuajti me ujë ministrin.

“ Ti je rrugaç”, e gjuajtje me ujë në drejtim të Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci nga deputetja Ganimet e Musliu në mbledhjen e komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ka bërë që raportimi i tij para komisionit të ndërpritet.

Krejt kjo erdhi pas akuzave që Ministrit Peci i bëri në drejtim të deputetes Musliu, raporton arbresh.info

“ Ti përfaqëson me gjuhën e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thenë Peci.arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme