Këshilltari i Presidentit turk Erdogan, Yiğit Bulut ka kërcënuar hapur Greqinë.
“Nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar” shkruan ai në një postim në Twitter.
Betimi kombëtar turk është deklarata e vitit 1920, e gjashtë pikave të nacionalistëve turq që përcaktojnë kufijtë e Republikës së ardhshme turke, në kufijtë e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, ku përfshihen “zonat e Kirkutit, Selaniku, Aleppos dhe Mosuli”.
Mediat greke shkruajnë se “nacionalistët turq pranë presidentit Rexhep Tajip Erdogan kanë aspirata për pushtimin e Selanikut si rrugëdalje nga problemet e tyre” thuhet në artikullin e gazetës “To Vima”.
Intelektuali i njohur turk në mërgim Mehmet Efe Çaman e interpreton kërcënimin si mesazh për të larguar vëmendjen nga rënia e vazhdueshme e lirës.
“Kryekëshilltari i Erdoganit, z. Bulut, po kërcënon botën me zgjerim pas zhvlerësimit të vazhdueshëm të lirës” shkruan ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?