Google ADS

Dëmtohet gypi i ujit, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

09:25 | 21 Dhjetor 2021
A. B.

Mëngjesin e sotëm është dëmtuar gypi i ujit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Si pasojë, disa lagje të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të pijshëm deri në sanim të dëmit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina, Arjeta Mjeku, përmes një komunikate për media.

“Në mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”, ka shkruar Mjeku.

Mjeku ka bërë të ditur se lagja Pejton, Dardania, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme