Google ADS

Moti sot në Shqipëri

08:12 | 21 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Vijojnë kthjellimet dhe vranësirat e lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra kthjellimesh paraqitet moti në zonat malore.

Prezenca e vranësirave dhe temperaturave të ulëta në zonat lindore do të bëjë që të ketë mjaft probleme nga ngricat.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri ne 5 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme