Google ADS

Salt Bae kritikohet keq për mënyrën se si e ka lënë nënën të jetojë

01:47 | 21 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Mjeshtri i gatimit të mishit, i famshëm me emrin “Salt Bae”, Nusret Gökçe është kritikuar për faktin se ka lënë nënën të jetojë në një shtëpi të thjeshtë.

Sipas vlerësimeve, pasuria e Salt Bae tejkalon 1,5 miliard euro dhe ai është shumë aktiv në rrjetet sociale ku ka mbi 40 milion ndjekës.

Ai ka publikuar një video ku shfaqet duke përqafuar nënën e tij sipas tij pas dy vitesh. Por, ajo që është vënë re është se nëna e Nusretit jeton në një vend që nuk është aspak “luksoz” duke marrë parasysh ato çfarë poston Nusreti edhe pse pasuria e e tij është majme.

Videoja ka tërhequr qindra komente negative, me ndjekës që sugjerojnë se Nusreti duhet të shpenzojë disa nga milionat e tij për një shtëpi të re për nënën e tij./gsh/

https://youtu.be/8eXSRYETx2Q

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme