Ish-Kryeministri Sali Berisha është pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me mbështetjen që i dha Lulzim Bashës në 17 vite të tij në politikë. Berisha tha se që prej vitit 2017 ai kishte kërkuar dorëheqjen e tij, e madje se nuk e kishte mbështetur Bashën as në fushatën e vitit 2017.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: 17 vjet dashuri me Bashën si u bë dhe?
Berisha: Nëse ti e quan dashuri kur ti i kërkon të japë dorëheqjen, gabohesh. I kam kërkuar dorëheqje në vitin 2017 dhe i kam thënë që një humbje të tillë nuk e ka patur kurrë PD. Dhe në sa herë jam pyetur a duhet të japë dorëheqjen për humbjen kam thënë që unë e kam dhënë vetë.
Mbështetja nuk ka qenë kurrë personale. Unë mbështes qëllime dhe objektiva, objektivi ishte të fitonte PD.
Anjë mbështetje nuk i dhashë në fushatën e vitit 2017 sepse u futi thikën mbështetësve të PD dhe i thashë: Ti firmose fundin./Opinion.al
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...