Deputeti Agron Shehaj tha në emisionin “Opinion” se në selinë e Partisë Demokratike po qëndrojnë njerëz të armatosur.
Sipas Shehajt, ai kishte informacion mbi këtë fenomen dhe u shpreh se kjo ishte arsyeja për të cilën Komisioni i Rithemelimit nuk po hynte në seli.
“Në Partinë Demokratike ka njerëz të armatosur. Kemi informacion, e kemi parë. Kjo është arsyeja pse nuk jemi futur brenda PD. Ça na pengon që të futemi brenda dhe të marrim selinë? Kjo është arsyeja, se nuk duam përplasje. Ish-kryetari është personi që ka më shumë interes që të ketë përplasje”, tha Shehaj ndërsa shtoi se këta persona janë individë të fortë që nuk kanë lidhje me strukturat. “Nuk duam viktima, nuk duam të lënduar”, tha Shehaj./Opinion.al
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...