Në Elbasan sonte kanë arritur delegacionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, të kryesuara nga kryeministri Zoran Zaev gjegjësisht presidenti Aleksandar Vuçiq, të cilët u pritën nga nikoqiri, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, si dhe nga ministra të tjerë të Qeverisë shqiptare.
Nesër vazhdojmë me agjendën e punës, për të cilën do të nënshkruajmë më shumë marrëveshje për përfitime reale dhe mirëqenie të popujve tanë, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në një postim në Facebook, para takimit të shtatë të nesërm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Në delegacionin e RMV, të udhëhequr nga Zaev, janë zëvendësministrat e Financave, Dimitar Kovaçevski dhe të Bujqësisë, Trajan Dimkovski, si dhe një numër biznesmenësh.
“Nga takimi i parë në Shkup në korrik e deri në nënshkrimin e parë të marrëveshjeve që do të bëhet në Tiranë, ne kemi treguar se vullneti i fortë politik mund të shndërrohet në një funksionim të shpejtë të institucioneve tona. Kjo konfirmon kapacitetin tonë si vende për të zbatuar reforma dhe politika të shpejta, efikase dhe të avancuara për bashkëpunim rajonal”, theksoi Zaev.
Sipas “Ora News”, në darkë ka marrë pjesë edhe Aleksandar Soros, djali i miliarderit George Soros , i cili është mik i madh i Ramës. Ai ka mbërritur në Elbasan me një automjet privat.
Sipas agjendës zyrtare, në orën 9:00 delegacionet duhet të mbërrijnë në pallatin e brigadave, në orën 9:05 do të ketë takim Rama-Zaev-Vuçiq, ndërsa në ora 9:30 fillon takimi, ku i pari do të drejtohet nikoqiri. Rama, pastaj Vuçiq, pastaj Zaev si dhe komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji, Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu, drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Xhikiq, si dhe drejtori i Komunitetit të transportit, Matej Zakonjshek.
Pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve, për në orën 13:00 është paraparë një konferencë e përbashkët për shtyp.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...