Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se një delegacion i shtetit që do ta njohë Kosovën do të vijnë nesër. Ai tregon se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ia ktheu mesazhin edhe pse Pacolli i është referuar me fjalë shumë “gjentile”.
Por Pacolli në emisionin Pressing në T7 tha se presidenja e Kosovës Vjosa Osmani e ka parë mesazhin e tij dhe e ka pranuar atë.
“Ju e dini cili shtet është ky por ju e dini. Dua ta ruaj këtë diskrecion deri nesër. Këto mesazhe në moment unë i kam transmetuar tek kryeministri i Kosovës me disa fjalë shumë gjentile duke i thënë zotëri kryeministër kjo është letra që e kam marrë nga presidenti i këtij vendi dhe ju lutem t’i trajtoni. Insistojnë të vizitojnë shtetin tonë dhe ju të shkoni në atë vend. Unë nuk kam marrë asnjë feedback nga kryeministri por kam marrë presion nga ky shteti që duhet të kryhen këto vizita para festive dhe ata janë nisur rrugës. Unë ndihem i zhgënjyer që kryeministri nuk më thotë faleminderit zotëri kreu i ARK-së, ish-ministër apo kushdo që jam. Por unë i shkruaj presidentes dhe ajo më thotë po unë jam në kontakt me këtë shtet dhe po punojmë me të”, tha ai.
Ai tutje tregon një detaj dhe thotë se shteti që do ta njohë Kosovën vjen nga kontinenti i Afrikës por thotë se Ministria e Jashtme e Kosovës që tha se Pacolli po rrezikon njohjen nga ky vend nuk e ka pasur idenë që delegacioni do të vijë nesër.
“Delegacion i atij shteti do të jenë përfaqësues nga ministria e Jashtme. Është shtet i Afrikës vetëm 54 shtete janë aty. Zëvendësministri sigurisht nuk e di fare se kush është duke ardhur dhe unë jam pak i çuditur. Por e di që Presidentja e ka marrë mesazhin tim dhe delegacioni vjen nesër. Presidenti i këtij vendi e pret presidenten tonë në atë vend që në janar menjëherë ta vizitojnë atë”, shton ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...