Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme ishte ftuar nga amerikanët të merrte pjesë në takimin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Thotë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk e kishte lejuar të bënte një gjë të tillë.
“Sa kam qenë Ministër i Punëve të Jashtme unë kam pasur një kërkesë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht Ambasadës Amerikane që gjithsesi të shkoj e të marrë pjesë në takimin që ka qenë në Ohër”, shpjegon Pacolli.
“Drejtpërsëdrejti nga Ambasadori kam pas kërkesë”, theksoi Pacolli
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se djegia e flamujve të serbisë në Tiranë nuk na bënë nder neve si popull dhe ka shtuar se e mbështet nismën e “Ballkanit të Hapur”.
Pacolli në emisionin Pressing në T7 ka cekur se nuk beson që ndonjë nga protestuesit ka shkuar aty që të djegë flamuj dhe ka shtuar se ajo ka ndodhur nga emocionet.
“Unë nuk besoj që dikush ka shku aty me djeg flamuj por nga paraqitjet e njerëzve sigurisht ka pasur dikush prej atyre që është emocionuar dhe nga emocionet e ka bërë atë. Sigurisht neve s’na bën nder ndezja e flamujve. Shkelja e flamujve ka ndodhur në të kaluarën. Të ja lëmë të kaluarës”, ka thënë Pacolli.
Tutje Pacolli ka mbështetur nismën e “Ballkanit të Hapur” duke arsyetuar se Kosova trajtohet si e barabartë në këtë nismë.
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushta...