90 raste të reja pozitive me Covid-19 në Premier League

20:16 | 20 Dhjetor 2021
KRG

Premier League sot kanë testimet  e radhës për Covid-19.

Sipas mediave nga Britania e Madhe, nga 12345 të bëra, 90 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Situata  me pandeminë, e ka goditur shumë Premier Ligën, ku edhe sot janë mbledhur për të diskutuar për një vendim të mundshëm.

Më herët, liga angleze ka njoftuar se mbi 77% e lojtarëve janë të vaksinuar me dy dozat, por siç shihet as vaksinimi nuk është duke i bërë ballë coronavirusit.

Vendimi për t’u shtyre ndeshjet e xhiros së periudhës së festave  mund të ndryshohet apo të shtyhet vetëm nga qeveria britanike, mbetet të shihet në ditët në vijim se nëse do të ketë ndonjë ndryshim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme