Departamenti amerikan i Thesarit hoqi nga lista e të sanksionuarve një kompani, për të cilën më herët tha se udhëhiqet nga Zharko Vesellinoviq, vëllai i biznesmenit nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviq.
Informacioni u publikua të hënën në ueb-faqen e këtij institucioni.
Vëllezërit Vesellinoviq, nënkryetari i subjektit politik Lista Serbe në Kosovë, Millan Radoiçiq, dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta u futën më 8 dhjetor në listën e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit, nën akuzat se kanë lidhje me krimin e organizuar transnacional.
Përveç tyre, në listën e zezë u përfshinë.
Sipas deklaratës së lëshuar të hënën, Departamenti amerikan i Shtetit hoqi nga lista e të sanksionuarve kompaninë Nautikacentar D. O. O, e cila udhëhiqet nga Zharko Vesellinoviq dhe është e regjistruar në Kroaci, shkruan rel.
Ai nuk dha shpjegime shtesë për vendimin.
Kompania Nautikacentar është e regjistruar në Rijekë – qytet bregdetar në veriperëndim të Kroacisë.
Më 9 dhjetor, portali kroat Jutarnji.hr njoftoi se ka kontaktuar Zharko Vesellinoviqin, pronarin e kompanisë Nautikacentar, i cili mohoi se ka lidhje me Zvonko Vesellinoviqin dhe se është i përfshirë në krim.
Vesellinoviq po ashtu tha se do të angazhojë një avokat, i cili do t’i kërkojë Ambasadës amerikane shpjegime se si ka ndodhur që emri i tij të përfundojë në listën e zezë të SHBA-së.
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut