Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në prag të festave të fund vitit, sot ka shpërndarë fletëpalosje – këshilla për qytetarët, në mënyrë që ata t’i marrin masat e nevojshme që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente.
Nga policia kanë thënë se patrullat e policisë rajonale janë të fokusuara në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin për sigurinë e secilit qytetarë.
“Pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në lokale të ndryshme, ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë”, thuhet nga policia.
Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që:
Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndrrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj.
Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit .
Përdorimi i armëve lejohet vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim ( Poligon).
Personat fizik që kanë armë personale dhe të cilët posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt.
Përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë.
Ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.
Kësisoj, Policia Rajonale e Ferizajt pritet të shpërndajë fletëpalosje edhe në komunat tjera: Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, me qëllim parandalimin e parandalinim e incideteve. /arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...