Atdhe Xharavina është një ndër ish konkurrentët e Përputhen, i cili ka shkaktuar mjaft trazira në median rozë. Nga marrëdhënia me vajzat e Përputhen, tek fjalët për një romancë me moderatoren Bora Zemani, e deri tek trekëndëshi i futur padashjë gjatë një bisede në Big Brother VIP mes Arjolës dhe Antonelës.
Ndonse pak kohë më parë u kap me një vajzë bjonde, tashmë Atdheu duket se ka dikë tjetër, dhe kjo është pikërisht Efi Dhedhes, konkurentja e “Përputhen 3”.
Disa foto u bënë virale në rrjete sociale ku kanë kapur Atdheun mat në një dyqan në Tiranë, duke e shoqëruar Efin teksa ajo provonte fustane. Në fotot e siguruara ata duken mjaft të afërt me njëri tjetrin gjë që na bën të dyshojmë se mes tyre mund të ketë një romancë.
Efi ka trazuar ujrat me futjen e saj në “Përputhen” dhe është folur mjaftueshëm për ngjashmërinë me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën. Mesa duket djali që i ka rrëmbyer zemrën, ndodhet jashtë dhe ai është pikërisht Atdheu.
Në anën tjetër u përfol se Atdheu do të rikthehej në “Për’puthen”, mos ndoshta shkaku është pikërisht Efi?
Por, çfarë fshihet mes dyshes mbetet të tregoi Efi në episodën e sotëm (e hënë).
Rama: Shkodra plot me turistë në këto ditë tetori
Kurti u takua me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin H...
Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efekt...
Osmani udhëton në Amerikë, folëse kryesore në Samitin Ndërko...
Raportohet se Koreja e Veriut ia ka dërguar mijëra ushtarë R...
Gjendet turistja bullgare e cila kishte humbur në shtegun e ...