Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën “Lansimi i Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës” ka thënë se duhet të rritet numri i grave që punojnë në sektorin e sigurisë që të ketë barazi gjinore.
“Gratë në uniformë ishin pjesë e gjeneratave të para të Policisë së Kosovës. Ky synim ka nisur atë kohë dhe duhet të vazhdojë edhe më fuqishëm. E para tyre kishte shumë gra që me rezistenën e tyre në luftë mbrojtën atdheun e tyre, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në lirinë tonë, që sot injorohet disa herë. Ato gra janë inspirim për rrugën që kemi përpara”.
Osmani ka thënë se duhet të inkurajohen gratë që të bëhen pjesë e sektorit të sigurisë, dhe të sigurohen mekanizma adekuat për mënjanimin e pabarazive gjinore.
“Nuk ka shoqëri në qoftë se barazia nuk i prek krejt sektorët, duke përfshirë edhe sektorët e sigurisë që janë boshti i shtetit, ne duhet t’i inkurajojmë gratë që të bëhen pjesë e këtij sektori. Duke siguruar mekanizma adekuat që të mënjanohen pabarazitë gjinore”.
“Duhet t’i shmangim stereotipet e betonuara se sektori i sigurisë është një sektor i burrave. Nuk ka sektor të burrave, ka sektor të sigurisë me burra dhe gra që krahas njëri-tjetrit kujdesën për të gjithë sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim”.
“Shifrat e grave të punësuara në shumicën e institucioneve të sigurisë nuk janë inkurajuese, të gjithëve na mbetet shumë punë dhe duhet të rrisim përkushtimin tonë, që statistikat të pësojnë ndryshim të ndjeshëm dhe jo vetëm ne numra, por edhe në përfaqësim dhe në vendimmarrje të grave”tha Osmani.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...