Google ADS

Real Madrid synon transferimin e anësorit të Interit

09:32 | 20 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Real Madrid është në kërkim të një mbrojtësi të krahut dhe duket se e ka gjetur atë.

Sipas raportimeve të “Defensa Central”, Los Blancos duan të transferojnë Denzel Dumfires nga Interi.

Së fundmi, mbrojtësi holandez është duke treguar formë të lartë, pas disa vështirësive në fillim të sezonit, për këtë shkak Real Madrid e dëshiron transferimin e tij.

Aventura e tij te Interi mund të përfundojë shumë shpejt, pasi skuadra spanjolle ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij.

Kalimi i tij në Madrid në afatin kalimtar mund të jetë i vështirë, pasi ai u transferua te skuadra italiane verën që lam pas.

Interi nuk do të preferonte largimin e tij në afatin e dimrit, po e gjitha varet nga dëshira e holandezit se ku dëshiron të luajë.

Lideri aktual në Serie A mund të kërkojë deri në 40 milionë euro për kartonin e tji edhe pse kanë paguar 16 milionë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme