Policia e Maqedonisë së Veriut informon se mbrëmë ka ndaluar dhe konfiskuar një autobus të një kompanie të Shkupit, për shkak të dyshimit se është bërë falsifikim të regjistrimit dhe numrit të shasisë së autobusit.
Autobusi po udhëtonte në të njëjtën linjë të autobusit tragjik të “Besa Trans” për në Stamboll, ndërsa pjesëtarët e njësisë mobile të policisë kufitare e ndaluan në pikën pagesore afër Miladinovcit.
Krahas dokumentacionit të falsifikuar, policia kontrollon nëse shoferi 56-vjeçar i autobusit, kishte patentë të rregullt për vozitje në trafikun ndërkombëtar.
Ndryshe, më 23 nëntor, në një aksident në Sofje humbën jetën 45 pasagjerë që ktheheshin nga Stambolli në Shkup në një autobus të “Besa Trans”. Më pas u konstatua se autobusi i djegur nuk kishte dokumentacion adekuat për të kaluar kufirin, por kishte arritur të kalonte kufirin 135 herë me dokumente të të tjerëve./Telegrafi/
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...