Gazeta zvicerane ironizon me marrëveshjen e arritur me Kosovës dhe Danimarkës: “Të burgosurit do të ndihen si në shtëpinë e tyre”

01:51 | 20 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Gazeta zvicerane “Die Weltwoche”, i ka kushtuar një shkrim marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Danimarkës, ku kjo e fundit do t’i marrë me qera 300 qeli në Qendren Korrektuese në Gjilan.
Gazeta zvicerane jep një tregim për aktorin francez Jean Gabin.

“Ishin kohët kur Jean Gabin (aktor francez) donte ta kalonte dimrin në burg në rolin e një lypësi, por fatkeqësisht nuk kishte vend në qeli. Kështu ai dimëroi në Cote d’Azur, bregdeti mesdhetar i Francës juglindore. Sot ai nuk do të kishte shans. Të paktën jo në Danimarkë. Të gjitha qelitë atje janë të rezervuara. Kushdo që supozohet të vuajë dënimin me burg duhet të jetë i durueshëm”.
“Die Weltwoche” ironizon me marrëveshjen e arritur mes shtetit kosovar dhe danez.

Zgjidhja: Kopenhaga po i zhvendos gjithashtu të burgosurit në jug. Jo në plazh, por në burgjet e Kosovës. Aty janë marrë me qira 300 qeli.
Nuk duhet të jesh ekspert i sistemit përkatës të burgjeve për të dyshuar se burgu i Ballkanit është më pak i këndshëm se burgu skandinav.
Dhe dikush gjithashtu dyshon saktë se pasardhësit e vikingëve nuk i mbushin burgjet e Danimarkës.
E drejtë. Ata janë të burgosurit “nga vendet e treta” të cilët evakuohen dhe deportohen menjëherë në vendet e tyre pasi janë ndaluar.

Siç shkruan kjo gazetë, Danimarka me këtë marrëveshje dëshiron të gjejë zgjidhje për emigrantët e paligjshëm.

“Danimarka po tregon edhe një herë se si t’i ndalojë emigrantët e paligjshëm”.

Për ta, një qeli daneze është si një pushim në Club Med (rrjet i resorteve luksoze franceze).

Por, në Kosovë ndihen si në shtëpinë e tyre.

E të enjten e kaluar për këtë marrëveshje ka folur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se Danimarkës t’i jepen me qira 300 qeli në qendrën korrektuese të Gjilanit.

Ajo do ta presë të hënën homolugun e saj danez Nick Haekkerup, të finalizuar gjithçka.

E para e Drejtësisë theksoi se janë marrë vesh që të burgosurit nuk do të jenë të dënuar për vepra të terrorizmit ose që kanë probleme mendore./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme