Xhiroja e 19-të dhe ajo e 20-të mund të shtyhen në Premier Ligë

22:39 | 19 Dhjetor 2021
KRG

Varianti i ri i COVID-19, Omicron është përhapur më të madhe në Angli dhe kjo ka ngjallur frikë edhe tek klubet e Ligës Premier.

Dhjetëra raste infektimesh janë regjistruar nëpër klubet angleze, derisa disa ndeshje janë shtyrë për të mos e përhapur edhe më shumë coronavirusin.

Por, sipas asaj që raporton gazetari David Ornstein, klubet e Ligës Premier do të takohen për të diskutuar për shtyerjen e mundshme të ndeshjeve të fundvitit.

Raportohet se xhiroja e 19-të dhe ajo 20-të duhet të shtyhen dhe të luhen në fillim të vitit 2022, në mënyrë që të mos rrezikojnë për përhapjen e virusit.

Raportohet se xhiroja e 20-të do të shtyhet medoemos, por që janë në bisedime edhe për atë të 19-të.

Me gjasë do të shtyhen takimet dhe të izolohen rastet aktive, në mënyrë që të mos përhapen më tej rastet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme