Pas avancimit të teknologjisë në auto-industri ku shumica e prodhuesve kanë filluar të ndalin prodhimin e mjeteve motorike me naftë dhe benzinë për të kaluar në ato elektrike, Norvegjia ka shkuar një hap tutje – prodhimin e anije elektrike.
Fjala është për anijen Havila Capella, një nga katër anijet ekologjike të dedikuara për kompaninë Havila Voyages, në kuadër të marrëveshjes me ministrinë e Transportit dhe Komunikacionit në Norvegji, transmeton Telegrafi.
Që të katër anijet do të përdoren nga kompania transportuese ku linjën e re do ta shfrytëzojë deri në vitin 2030. Ndërtimi i katër anije plug-in hybrid janë investim me kosto të lartë që kap shumën e 55 milionë dollarëve.
Të gjitha anijet janë të pajisura me bateritë më të mëdha në botë që peshojnë 86 tonelata, e fuqia e tyre është 6,1 mWh, që është njëjtë sikurse 600 njësi të modelit më të mirë të veturës Tesla.
Bateritë mundësojnë lundrimin deri në katër orë përmes fjordeve norvegjeze, pa bërë zhurmë dhe emetim të gazrave. Anija e parë është prodhuar këtë vit, është e gjatë 124 metra dhe mund të pranojë 640 pasagjerë në 179 kabina. Është punuar në stilin skandinav me dritare panoramike që mundësojnë pamje nga jashtë.
Mysafirët mund të relaksohen në xhakuzi apo në ulëset që mbi kanë dritare të xhamit nga të cilat shihet qielli i pastër. Anija e dytë pritet të lundroj më 7 prill të vitit të ardhshëm, e ndërsa dy tjera deri në fund të verës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...