Google ADS

Covid-19: NBA shtynë ndeshjen Cleveland – Atlanta dhe Brooklyn – Denver

18:37 | 19 Dhjetor 2021
KRG

NBA është futur në një krizë të madhe si pasojë e Covid-19.

Vala e radhës e Covid-19 po rrezikon ecurinë normale të sezonit në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Pesë lojtarë të Cleveland Cavaliers rezultuan pozitiv sot me Covid-19, derisa njësoj ndodhi edhe me yllin e Atlanta Hawks, Trae Young.

Siç mëson Adrian Wojnarowski i ESPN, NBA do të shtyjë ndeshjen mes Cleveland Cavaliers dhe Atlanta Hawks.

Cavs kishin frikë se nuk do të kenë në dispozicion as tetë lojtarë, sa është minimumi i lejuar për zhvillimin e një ndeshjeje.

Në një situatë të ngjashme ditë më parë ishte edhe skuadra e Chicago Bulls.

Përveç ndeshjes mes Atlanta dhe Cleveland, edhe ndeshja mes Brooklyn Nets dhe Denvere Nuggets do të shtyhet.

Të njëjtat arsye, pra lidhur me Covid-19, kanë çuar në shtyrje edhe këtë ndeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme