Eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, tha se grumbullimet për festat e fundvitit, do të ndikojnë në përhapjen më të shpejtë të variantit të ri Omicron.
Këshilla e infektologut amerikan është që njerëzit, së paku edhe për këtë fundvitit, të shmangin udhëtimet dhe daljet e kota nga shtëpia. Të qetë këto festa, sipas tij, duhet t’i kalojnë vetëm ata që janë vaksinuar plotësisht, mundësisht edhe me dozën e tretë të vaksinës anti-covid.
“Ajo për të cilën ne nuk kemi asnjë dyshim është fakti se aftësia për tu përhapur e këtij variant të ri është e jashtëzakonshme. Po tregon se përhapet shpejt dhe është përhapur qark botës. Nëse sheh edhe SHBA të, ka disa rajone numëronin shumë pak raste pozitive, tani shënojnë 30-40 apo edhe 50% rritje të rasteve. Ndaj po, sot dimë pak më shumë për të thënë që është apo jo më i ashpër si variant.
Informacionet që po marrin nga kolegët tanë në Afrikën e Jugut ende sugjerojnë se rastet e rënda, hospitalizimet, janë më të pakta në numër në krahasim me Delta-n, por duhet të jemi të kujdesshëm, ndoshta kjo vjen për shkak se në Afrikë, popullsia është e njohur me infeksione të tilla të rënda dhe kanë imunitet më të fortë.
Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm. Kur udhëtojnë, ka një risk se mund të infektohesh. Por në qoftë se njerëzit duhet dhe duan të udhëtojnë, për arsye të ndryshme, për të vizituar familjet në këtë periudhë festash, në qoftë se jeni të vaksinuar, në qoftë se keni marrë edhe dozën e tretë, atëherë thjesht kini kujdes në aeroporte. Mbani maskën dhe do të jeni në rregull”, tha Fauci.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda