Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka quajtur “moment krenarie” për vendin e tij lëshimin e satelitit të ri “Turksat 5B” në hapësirë.
“Sot, ne lëshuam në hapësirë Turksat 5B, satelitin më të fuqishëm dhe me kapacitetin më të lartë të komunikimit të vendit tonë. Në këtë projekt satelitor, ne zgjodhëm raketën Falcon 9 të Space X”, tha Erdoğan në një video-mesazh pas lançimit të satelitit turk.
Erdoğan falënderoi gjithashtu Elon Musk dhe kompaninë e tij Space X që, siç tha ai, nuk u përkulën para “shantazhit dhe presionit të lobeve anti-turke”.
Ai nënvizoi se shpejtësia dhe kapaciteti i transmetimit të të dhënave do të rriten më shumë se 15-fish me lëshimin e satelitit Turksat 5B.
“Në këtë mënyrë, shërbimet e internetit satelitor me brez të gjerë do t’u ofrohen përdoruesve brenda zonës së mbulimit, duke përfshirë në tokë, det dhe automjetet ajrore në rajonet ku aksesi në internet është i kufizuar”, shtoi presidenti turk.
Turksat 5B u lançua nga Qendra Hapësinore Cape Canaveral në shtetin amerikan të Floridës, nga kompania SpaceX. Ai do të arrijë 42 gradë në orbitën lindore për 164 ditë dhe më pas do të fillojë një proces testimi 45-ditor.
Sateliti i prodhuar nga Airbus dhe i transferuar nga Franca në Shtetet e Bashkuara (SHBA) më 29 nëntor, është sateliti më i fuqishëm turk.
Ai do të ketë aftësinë për të transferuar të dhëna në një total prej më shumë se 55 gigabitësh.
Turksat 5B është prodhuar me kontributin e industrisë vendase të Turqisë.
Jetëgjatësia e tij pritet të jetë më shumë se 35 vjet. Sateliti ka një gjeneratë të re të sistemit të shtytjes elektrike.
Përveç Turqisë, Turksat 5B do të mbulojë gjithë Lindjen e Mesme, Gjirin Persik, Detin e Kuq, Mesdheun, Afrikën Veriore dhe Lindore, Nigerinë, Afrikën e Jugut dhe vendet fqinje.
Presidenti turk Erdoğan mbajti një video bisedë të enjten me Elon Musk, themeluesin e SpaceX, ku diskutuan gjithashtu lançimin e satelitit.
Një tjetër satelit turk, Turksat 5A, u lançua gjithashtu nga SpaceX në janar.
Me Turksat 5B, Turqia aktualisht ka tetë satelitë aktivë. /AA/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...