Google ADS

Man City vendos rekord të ri në Premier League – më së shumti fitore brenda një viti kalendarik

17:21 | 19 Dhjetor 2021
KRG

Manchester City i Pep Guardiolas është padyshim një nga skuadrat më të mira që ka luajtur në Premier League, nëse jo më e mira.

‘Citizens’ kanë marrë sot një tjetër fitore, kësaj radhe në udhëtim kundër Newcastle United, për të vendosur rekord të ri në Premier League.

Kjo ishte fitorja numër 34 këtë vit kalendarik në Premier League, në 42 ndeshje që ‘Citizens’ zhvilluan.

Me këtë fitore, City vendos rekordin për më së shumti fitore të ndonjë skuadre në Premier League, brenda një viti kalendarik.

Manchester City akoma nuk ka luajtur ndeshjen e fundit për këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme