Google ADS

Për herë të parë një shqiptar në listën e kategorisë së parë të arbitrimit të UEFA-s

15:49 | 19 Dhjetor 2021
KRG

Një lajm i shkëlqyer për arbitrimin shqiptar vjen nga selia e qeverisë së futbollit europian, Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka vendosur që arbitri shqiptar Enea Jorgji të promovohet në kategorinë e parë!

Kjo nënkupton që Jorgji ka të drejtën të jetë arbitër në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore. Arbitrat e kategorisë së parë nuk mund të drejtojnë vetëm ndeshje të fazës finale të një kampionatit Europian apo kampionati Botëror.

Ky është një sukses i vërtetë për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, sepse është hera e parë që një arbitër nga Shqipëria merr një vlerësim të tillë nga UEFA.

Kemi të bëjmë me një produkt të punës disavjeçare nga Enea Jorgji dhe i kolegeve të tij që me performancat e tyre bindën Komitetin e Arbitrave të UEFA-s për një vlerësim të tillë.

Tashmë Jorgjit i mbetet të punojë akoma më fort në paraqitjet e tij në Europë dhe të bëj të mundur promovimin brenda dy viteve në kategorinë më të lartë të arbitrimit “Elite”, që është edhe objektivi për të gjithë ata që fillojnë profesionin e bukur të arbitrit.

Të ngjashme