Vizita e Presidentit të Kroacisë, Zoran Millanoviq, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe shkuarja atje për të shënuar 28 vjetorin e kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna Srebrena” e paralajmëruar për sot, janë anuluar për shkaqe sigurie, shkruan predsjednik.hr.
Bëhet e ditur se vendimi për anulimin e vizitës është bazuar në vlerësimin e sigurisë nga institucionet kompetente të Republikës së Kroacisë.
Millanoviq ka shprehur keqardhje që nuk do të marrë pjesë në përkujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për kroatët e Luginës së Lashvës, si dhe shprehu mbështetjen dhe mirënjohjen e madhe për organizatorët e këtij përkujtimi për ruajtjen e kujtimit të kolonës humanitare në fjalë./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë