Google ADS

Vlahovic barazon Ronaldon për rekordin e golave në Serie A

14:01 | 19 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Dusan Vlahovic është një nga emrat më të kërkuar në Evropë në lidhje me një numër të madh klubesh në kërkim të një sulmuesi të ri.

Dhe vërehet qartë përse gjithë ky interesim për sulmuesin e Fiorentinës.

21-vjeçari shënoi për të tërhequr një gol për “La Viola” në ndeshjen e tyre në Serie A me Sassuolon të dielen, që do të thotë se ai ka tundur rrjetën 33 herë në ligë brenda vitit 2021.

Që do të thotë se ai ka arritur një rekord të vendosur nga Cristiano Ronaldo.

Me edhe një ndeshje të mbetur deri në përfundim të këtij viti, ai edhe mund ta kalojë rekordin e vendosur nga ylli portugez./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme