Policia e Kosovës ka njoftuar se po e mbikqyrë zbatimin e masave anti-COVID dhe se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 393 gjoba.
PK bënë apel tek qytetarët t’i zbatojnë masat në mënyrë që të mbahen shifrat e ulëta të të infektuarve, pasi kemi festat e fundvitit dhe në vend vijnë bashkatdhetarët.
“Duke qenë se pandemia është prezent në mesin tonë, duke parë situatën në rajon dhe duke pasur parasysh ardhjet për festat e fundvitit të bashkatdhetarëve, duke mbajtur në vëmendje masat që janë në fuqi, policia apelon tek të gjithë qytetarët që këto masa të respektohen, të mbajmë shifër të ultë të të infektuarve, të mbrojmë shëndetin dhe njëkohësisht të mënjanohen gjobat për shkelësit e ligjit.”thuhet në një njoftim për media të PK-së.
Tutje bëhet e ditur se janë dhënë vërejtje për persona fizik e juridik dhe se më së shumti gjoba janë shqiptuar në rajonin e Ferizajt, Prishtinës dhe Prizrenit.
“Zyrtarë policorë, kanë patrulluar pos në hapësira të hapura (rrugë, sheshe), kanë mbikëqyrur zbatimin e masave kundër pandemisë edhe në lokale afariste, biznese, qendra tregtare, lokale hoteliere (të gastronomisë) dhe po ashtu kanë ndaluar e kontrolluar edhe mjete të transportit publik (autobusë). “
Kurse në shumicën e aktiviteteve të sipërpërmendura, zyrtarët policorë i kanë kryer në bashkëpunim dhe në koordinim me inspektorë kompetent./arbresh.info/
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...