Të hënën fillon afati kalimtar në basketboll

13:23 | 19 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se afati kalimtar dimëror në basketboll do të fillojë të hënën ndërsa do të përfundojë më 30 dhjetor në ora 16:00.

Me hapjen e afatit kalimtar, do të mund të transferojnë edhe lojtarë të huaj, përveç atyre vendor.

Të gjitha transferimet e lojtarëve dhe lojtareve do të duhet të paraqiten në postën elektronike, duke respektuar procedurat e afatit kalimtar.

Klubet kanë mundësi të bëjnë transferime brenda afati kalimtar, e që nuk pritet të jenë të pakta, varësisht nga synimet që kanë, ndërsa në stinorin pranveror pritet një garë shumë interesante dhe rivalizuese./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme