Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, i ka dhënë mbështetje protestës së thirrur nga Sali Berisha, kundër “Ballkanit të Hapur” dhe vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqi në Tiranë.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo protestë mbronë edhe Kosovën dhe se duhet të përkrahet nga të gjithë shqiptarët.
“”Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuqiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mrëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët”, ka shkruar Tahiri, përcjell arbresh.info.
Të hënën Vuçiq do të jetë në Tiranë për të marrë pjesë në takimet e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Kundër vizitës së tij ka dalë edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka thirrur protestë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...