Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat mbi zakonet e të ushqyerit nga më shumë se 22 mijë të anketuar, duke përfshirë burra dhe gra në studim.
Ata kanë gjetur se një lloj i specit ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës deri në 40 përqind, transmeton portal arbresh.info
Zemra është një nga organet më vitale në trup, por për ta mbajtur atë shëndetshëm duhet kujdes.
Sipas Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, për shkak të faktorëve të rrezikut si presioni i lartë i gjakut, pasiviteti fizik dhe konsumimi i tepërt i alkoolit në SHBA, dikush përjeton një atak në zemër çdo 40 sekonda.
Gati 30 përqind e këtyre rasteve përfundojnë me vdekje dhe 50 përqind e vdekjeve ndodhin para se pacienti të arrijë në spital.
Por edhe nëse përjetoni një atak në zemër, ekziston një ushqim që mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes prej tij deri në 40 për qind, janë specat djegës.
Një studim italian i botuar në gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, ka shqyrtuar efektin e specave djeës në zemër.
Autorët e studimit zbuluan se njerëzit që hanë rregullisht spec djegës të paktën katër herë në javë ose më shumë kishin një rrezik 40 për qind më të ulët për të vdekur nga një atak në zemër krahasuar me njerëzit që hanin rrallë këtë ushqim.
Sipas shkencëtarëve italianë, speci djegës parandalon edhe sulmin në tru.
Arsyea kryesore se pse speci djegëst konsiderohet si i tillë është për shkak të kapsainicas, përbërësit që i bën këta speca djegëst.
“Disa të dhëna tregojnë se kapsaicinoidet (një grup substancash që përfshijnë kapsaicinën) mund të ndikojnë në funksionin e trombociteve (të ndihmojnë trupin të formojë mpiksje për të ndaluar gjakderdhjen), qelizat që rreshtojnë enët e gjakut dhe reduktojnë rezistencën ndaj insulinës”, shpjegon Dr. Jeffrey Teuteberg, kardiolog amerikan.
Megjithatë, shkencëtarët kanë theksuar se efekti i specit djegës varet nga fakti se sa shëndetshëm ushqehet personi.
Lajmi i mirë është se nuk keni nevojë të ndryshoni dietën tuaj, por mjafton ta shtoni specin djegëst në menynë tuaj për të paktën 4 herë në javë.
“Me fjalë të tjera, disa mund të ndjekin rregullat e një diete të shëndetshme mesdhetare, dhe disa mund të hanë më pak të shëndetshëm, por për të dy specat djegës ata kishin të njëjtin efekt mbrojtës”, tha Dr. Marialaura Bonaccio, autore e studimit.
Shumë studime tjera kanë theksuar se konsumimi i specave djegëst ndikon edhe në jetëgjatësi./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë