Mesfushori i Manchester United, Juan Mata, ka mirëpritur bisedat për interesim nga Barcelona.
“Star Daily” raporton se ai ka bërë vetëm tre paraqitje këtë sezon – dhe asnjë në ligë. Kjo situatë pritet të vazhdojë nën drejtimin e trajnert të ri të United, Ralf Rangnick.
Barcelona është aq e shtrënguar financiarisht në mes të rregullave të Fair Play-it financiar të LaLigës saqë nukë shtë në gjendje të paguajë asnjë tarifë për ish-yllin e Valencias dhe Chelseat.
Nga ana tjetër, United dëshiron që ta largojë atë nga skuadra dhe të fitojë nga transferimi i tij në janar, para se të largohet në fund të edicionit me parametra zero.
Me shumë gjasa është që katalanasit do të presin deri në qershor kur ish-reprezentuesi spanjoll do t’i skadojë kontrata dhe të transferohet si lojtari i lirë.
Nëse do të ketë sukses, do të jetë hera e tretë me fat për Barcelonën e shkatërruar nga kriza, e cila gjithashtu u përpoq të blinte Matan në janar të vitit 2014 kur ai u largua nga Chelsea drejt United për një transferim prej 37.1 milionë funtesh./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...