Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka qenë shumë i hapur në mendimet e tij rreth vaksinimit të lojtarëve kundër COVID-19 në javët e fundit.
Ai deklaroi në fillim të kësaj jave se vaksinimet duhet të jenë të detyrueshme dhe inkurajoi të gjithë lojtarët që të vaksionen.
“Nga pikëpamja morale duhet të jetë e detyrueshme për çdo person që mendoj, por kjo nuk është nga pikëpamja ligjore, nëse kjo ka kuptim”, tha Klopp për “Independent”.
“Është një çështje për të bindur. Nëse bëj diçka që i ndihmon njerëzit rreth meje, atëherë për mua kjo është e detyrueshme – por padyshim që disa njerëz e shohin atë ndryshe”.
Dritarja e transferimeve të janarit është tani vetëm disa javë larg dhe Liverpool pa dyshim do të kërkojë të forcohet.
Në fund të fundit, klubi është vetëm një pikë larg Manchester Cityt në Premier League dhe është ende në Carabao Cup, Champions League dhe FA Cup.
Klopp tani ka zbuluar se planet e transferimit të Liverpool do të ndikohen nga statusi i vaksinës së një lojtari.
Trajneri gjerman është zotuar të mos nënshkruajë me një lojtar të pavaksinuar pasi ata janë një “kërcënim i vazhdueshëm për ne”.
“Ne nuk jemi afër nënshkrimit të një lojtari, por, po, do të ishte me ndikim, padyshim”, tha ai.
“Nëse një lojtar nuk vaksinohet fare, ai është një kërcënim i vazhdueshmë për të gjithë ne. Ai nuk dëshirontë jetë një kërcënim, sigurisht, nuk është se mendon ‘O Zot, nuk më intersojnë të tjerët’, por ai është dhe duhet të gjejmë skenarë të ndryshëm”.
“Ai duhet të ndërrohet në një dhomë tjetër të zhveshjes, duhet të hajë në një dhomë tjetër ngrënieje, duhet të ulet në një autobus tjetër, duhet të ngasë në një makinë tjetër”.
“Nga pikëpamja organizative, bëhet vërtet e çrregullt. Nëse vërtet dëshironi të ndiqni protokollet, është tepër e vështirë për ta bërë. Nëse dikush sëmuret me Covid dhe ai ka qenë në katër ditët e fundit rreth tij, ai do të jetë në izolim”, përfundoi Klopp./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...