Katër të lënduar në aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

00:11 | 19 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, katër persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00 ka ndodhur aksidenti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar 4 persona”, ka thënë Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila është duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme