Berisha tha se RENEA ishte mbi tarracën e PD, reagon Policia e Shtetit

23:53 | 18 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha për prani të forcave të RENEA-s në tarracë e godinës së Partisë Demokratike.

Në reagim, Policia sqaron se asnjë trupë e vetme nuk ka qenë e pranishme në territorin e PD.

Sipas asaj që thuhet në njoftim, policia s’ka lidhje me akuzat apo pamjet e publikuara në media.

Reagim i Policisë së Shtetit:

“Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës. Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik. Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.”

Më herët, akuzave u përgjigj edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se ai dhe Policia e Shtetit nuk kanë lidhje me “kacafytjen mes dy kufomave politike.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme