Mijëra protestues në Gjermani kundër masave anti-COVID

23:05 | 18 Dhjetor 2021
V. S.

Mijëra njerëz kanë demonstruar kundër masave të reja në parandalimin e përhapjes së koronavirusit në disa qytete të mëdha gjermane.

Kundërshtarët e vaksinimeve dhe politikave të qeverisë gjermane për koronavirusin demonstruan në disa qytete gjermane të shtunën.

“Jo vaksinimit të detyrueshëm!” dhe “Larg duart nga fëmijët tanë” ishte shkruar në pankarta.

Vaksinimet për fëmijët kanë filluar në Gjermani, pas rekomandimeve të bëra nga organi më i lartë i vaksinave në vend. Megjithatë, prindërit janë të ndarë për këtë çështje./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme