Google ADS

Juventus arrinë fitore ndaj Bolognas

20:27 | 18 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Juventus ka arritur fitore me rezultat 2-0 kundër Bolognas në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Golin e parë e shënoi Alvaro Morata qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes, i cili ishte edhe goli i vetëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë u shënua edhe një gol tjetër.

Realizator i golit të dytë ishte Juan Cardrado, i cili shënoi në minutnë e 69-të të ndeshjes.

Deri në fund të takimit nuk munguan rastet, por pavarësisht kësaj rezultati nuk ndryshoi dhe Juventusi arriti të arkëtonte tre pikë në udhëtim.

Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” renditet në vendin e pestë me 31 pikë, ndërsa Bologna në vendin e 10-të me 24 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme