Google ADS

Senati konfirmon një numër të madh ambasadorësh të administratës Biden

19:53 | 18 Dhjetor 2021
V. S.

Senati ka konfirmuar më shumë se 30 ambasadorë dhe kandidatë të tjerë të administratës Biden, pasi udhëheqësi i shumicës, demokrati Chuck Schumer ra dakord të caktojë një votim mbi sanksionet ndaj kompanisë që qëndron pas gazsjellësit ‘Nord Stream 2’, i cili do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

Në një kohë kur shumë senatorë prisnin me ankth të shkuar në shtëpi për festat e fundvitit, zoti Schumer kishte kërcënuar se do ta mbante Senatin në punë, për aq kohë sa duhej, për të thyer bllokimin ndaj një numri të madh kandidatësh, për poste diplomatike apo sigurinë kombëtare.

Administrata Biden thotë se ngadalësimi i procesit për zgjedhjen e ambasadorëve ka pasur tashmë një ndikim negativ në marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e tjera.

Në mesin e atyre që u konfirmuan të shtunën herët në mëngjes ishte edhe ish-kryebashkiaku i Çikagos, Rahm Emanuel, për pozitën e ambasadorit të Japonisë./express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme