Portugalia fillon vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç

17:07 | 18 Dhjetor 2021
V. S.

Portugalia filloi vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç në qendrën e saj më të madhe të vaksinimit në Lisbonë këtë të shtunë.

Rreth 61 mijë fëmijë në të gjithë qarkun janë regjistruar për të marrë vaksinën fundjavën e parë, shkruan AP.

Zyrtarët portugez thonë se më shumë se 90 për qind e grupmoshës 12-17 vjeç kanë marrë vaksinë dhe se radha e vaksinimit do të jetë sipas moshës, me fëmijët më të mëdhenj që të marrin dozën e tyre të parë.

Portugalia është tashmë një nga vendet më të vaksinuara në botë me 89 përqind të njerëzve vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sipas shifrave të fundit.

Rastet janë rritur gjatë dy muajve të fundit, megjithëse shtrimet në spital nuk janë ende në nivelet e parë më parë.

Greqia, Italia, Spanja, Hungaria dhe Franca ishin gjithashtu ndër ato vende që zgjeronin programin e vaksinimit për fëmijët më të vegjël.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme