Google ADS

AS Roma – “superior” kundër Atalantas

17:03 | 18 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Roma ka arritur fitore me rezultat të thellë 4-1 kundër Atalanatas në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Goli e parë e shënoi Tammy Abraham qysh në minutën e parë të ndeshjes.

Pastaj për ta dyfishuar rezultatin u përkujdes Nicolo Zaniolo i cili shënoi në minutën e 27-të.

Pak pa përfunduar pjesa e parë, Bryan Cristiane shënoi autogol për të ngushtuar epërsinë e skuadrës së tij në 2-1.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë nga “Giallorossët”.

Chris Smalling shënoi në minutën e 72-të për rezultatin 3-1, pastaj Tammy Abraham realizoi sërish për rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitore, Roma renditet në vendin e pestë me 31 pikë të grumbulluara, ndërsa Atalanta gjendet në vendin e tretë me 37 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme