Google ADS

PSG po konsideron seriozisht transferimin e Gavit

16:25 | 18 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Paris Saint-Germain po tenton të transferojë Gavin nga Barcelona.

Talenti ka impresionuar të gjithë me formën te Barcelona, andaj shumë skuadra evropiane e duan transferimin e tij.

Sipas asaj që raporton El Nacional, PSG po tenton të transferojë mesfushorin 17-vjeçar qysh në afatin kalimtar të janarit.

Barcelona do refuzonte në kushte normale shitjen e tij, por kriza financiare mund të bëjë ndryshime në vendimet e tyre.

Klauzola e Gavit është 50 milionë euro te Blaugranasit, andaj PSG mund ta paguante pa problem këtë shifër.

Por, skuadra parisienë nuk është e vetmja që i do shërbimet e tij, pasi thuhet se klubet nga Serie A e Liga Premier, po e monitorojnë situatën e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme