Donika Kadaj-Bujupi pjesë e aksionit humanitar “All for Women”| Hajde po bashkohemi, që këtë muaj t’i ndihmojmë njerëzve në nevojë

14:47 | 18 Dhjetor 2021
S D

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj-Bujupi së fundi i është bashkuar një iniciative në ndihmë të njerëzve në nevojë, iniciativë kjo e filluar nga aksioni humanitarë “All For Women”, shkruan arbresh.info.

Kadaj- Bujupi në një postim të saj ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që në këto ditë të ftohta dimri tu dalin në ndihmë atyre në nevojë.

Tutje ajo ka lënë disa udhëzime se ku mund ti bashkoheni kësaj nisme.

Postimi i plotë:

E dashtun shoqni,

Çdo ditë na duhet ndihma e njëri tjetrit, po në këtë periudhë të dimrit të ftohtë, disave ju duhet ndihma pakëz më shumë.

Hajde po bashkohemi, që këtë muaj t’i ndihmojmë njerëzve në nevojë t’i ikin të ftohtit të madh duke dhuruar rroba për ta.

Unë veçse ju bashkova aksionit humanitar  “All For Women” bashkohuni edhe ju.

Informacionet se ku mundeni me i dhuru i gjeni në faqen e Alba Connect.

Bashkë, për njëri tjetrin ❤️

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme