Escobar me akuza të ashpra ndaj Dodikut

14:38 | 18 Dhjetor 2021
S D

Diplomati amerikan Gabriel Escobar tha se Bosnja dhe Hercegovina është një nga vendet më të korruptuara në Evropë dhe se shumica e kërcënimeve ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit vijnë nga Milorad Dodik.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor thotë se lideri serb i Bosnjës është thellësisht i korruptuar dhe po përpiqet të përdorë gjuhën etnike si shpërqendrim.

Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për CNN, duke folur për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, por iu referua edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse shikoni se çfarë ndodhi në ish-Jugosllavi, nga shtatë vende, dy prej tyre janë anëtare të Bashkimit Evropian, katër janë anëtarë të NATO-s, shumë prej tyre kanë arritur sukses të rëndësishëm ekonomik. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, katër janë duke bërë progres drejt BE-së. Bosnja Hercegovina është prapa”, tha ai.

Escobar paralajmëroi se i gjithë rajoni do të vuajë nëse përpjekjet për të zgjidhur krizën në Bosnje dhe Hercegovinë dështojnë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme