Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë aktvendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me kontestin e Telekomit dhe Z-Mobile.
Sipas aktgjykimit të Kushtetueses të publikuar të premten, aktvendimi i Supremes dhe i Apelit është në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës.
Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Telekomi i Kosovës, i cili ka përshëndetur Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KI84/21, edhe përkundër faktit se nuk janë plotësuar të gjitha pritshmëritë e tij.
“Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh mendimin se shkeljet e konstatuara nga ana e Gjykatës Kushtetuese, zanafillën e kishin qysh në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 të datës 06 korrik 2020, të cilat pastaj, u legjitimuan së pari me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit Ac.nr. 3610/20 të datës 08 tetor 2020dhe pastaj edhe me Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës CML nr. 12/20 të datës 20 janar 2021, thuhet në reagimin e Telekomit, shkruan arbresh.info.
Në reagim tutje thuhet,pasi Gjykata Kushtetuese ka anuluar Aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme, të cilat i kanë legjitimuar shkeljet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh qëndrimin se edhe Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 i datës 06 korrik 2020, do të duhej të anulohet.
Pavarësisht kësaj, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh pritshmëritë që në procedurën e përsëritur, Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë me profesionalizëm dhe paanësi të gjitha pretendimet ankimore dhe do të marrë një Vendim në përputhje me konstatimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Telekomi i Kosovës sh.a. beson se ky është vetëm fillimi i vendosjes së drejtësisë lidhur me kontratën tashmë famëkeqe me Z-Mobile. Telekomi i Kosovës sh.a. beson fuqishëm dhe është i bindur se organet e drejtësisë do të fillojnë ta hulumtojnë prej fillimit këtë kontratë, e cila i ka shkaktuar dëme qindra milionëshe Telekomit. Gjithashtu, shpresojmë që vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese të jetë një moment i ri dhe një shtysëe re për institucionet tona të drejtësisë, që Telekomit të Kosovës sh.a. përmes një procesi të ardhshëm gjyqësor, t’i kompensohet dëmi i shkaktuar ndër vite nga kontrata me Z-Mobile”, thuhet në fund në reagimin e Telekomit./arbresh.info/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...