Google ADS

Hapet njësi e re në Klinikën e Endokrinologjisë për pacientët me diabet

13:24 | 18 Dhjetor 2021
S D

Në Klinikën e Endokrinologjisë ka filluar shërbimi gjysmëintensiv, si njësi e veçantë, me të gjitha pajisjet mjekësore moderne-adekuates, në të cilën vazhdon trajtimi i pacientëve me emergjenca diabetike, siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Diagnostikimi, trajtimi dhe evaluimi i këtyre rasteve tani është shumë më i shpejtë dhe më efikas, për shkak se Klinika e Endokrinologjisë është pajisur me aparatin e statusit aciobazik, i cili mundëson një përcjellje me intensive të gjendjes së këtyre pacientëve.

“Numri i emergjencave diabetike është shtuar shumë, sidomos pas pandemisë COVID 19 dhe vetëm në gjashtë muajt e fundit në këtë klinikë janë trajtuar 16 pacientë me ketoacidoza diabetike pa asnjë vdekje”.

Ketoacidoza diabetike është gjendje, në të cilën niveli i lartë i sheqerit në gjak jep komplikime metabolike akute, kërcënuese për jetën./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme